Sulmuesi i Barcelonës “bën golin” e jetës, lidhet me vajzën e Luis Enrique

E dashura e re e Ferran Torres është Sira Martinez, vajza e trajnerit të kombëtares spanjolle, Luis Enrique. Prej disa kohësh flitet për këtë marrëdhënie, por vetëm tani personat e përfshirë drejtpërdrejt kanë vendosur ta zyrtarizojnë.

Futbollisti i Barcelonës ka postuar një fotografi të Martinezit mbi kalë në Instagram. Fotoja është ripostuar menjëherë nga vajza në llogarinë e saj. Sipas zërave, lidhja mes të dyve ka lindur në Mbretërinë e Bashkuar, kur sulmuesi luante ende te Manchester City.

Prej muajsh, të dy kanë mbajtur një lidhje në distancë. Tani që Torres është transferuar në Spanjë do të jetë më e lehtë të takohet me Martinez. Sira Martinez është 21 vjeçe, ashtu si Ferran Torres. Po flasim për vajzën e madhe të Luis Enrique dhe Elena Cullell.

Ajo e ndjek me interes futbollin dhe në rrjetet sociale poston vazhdimisht xhirime në stadium. Megjithatë, pasioni i saj më i madh është kalërimi. Sira është një kalorëse e mirë dhe tashmë ka fituar disa çmime.

E reja ka rrëfyer se kuajt e kanë ndihmuar të kapërcejë dhimbjen e madhe për vdekjen e motrës së saj më të vogël, Xana, e cila u nda nga jeta në vitin 2019, në moshën 9-vjeçare. Ajo ishte e sëmurë me kancer. Ndër të tjera, Sira është një mike shumë e mirë e Marias, vajzës së Pep Guardiolës.

Spain under the spell of glamor couple: Ferran Torres has a relationship  with the daughter of the national coach | Foreign football - Netherlands  News Live

Vajza e Luis Enriques e zyrtarizon lidhjen me yllin e Barcelonës - Gazeta Express

Shtuar 19.01.2022 23:16