Sulmi me rakteta në Jeddah nuk ndalon garat e F1, Domenicali: Jemi të sigurt

Janë orë tensioni dhe ankthi në Jeddah, ku këtë fundjavë do të zhvillohet faza e dytë e kampionatit botëror të Formula 1.

Pak minuta para fillimit të seancës së parë të stërvitjes, një masë e dendur prej tymi të zi u ngrit rreth 20 km nga pista. Siç raportohet nga disa gazetarë në Arabi, sulmi i ri ishte nga grupi Houthi i jemenit në një fabrikë nafte.

Ky është një tjetër sulm me raketa kundër strukturave të kompanisë kombëtare të hidrokarbureve saudite e cila më 20 mars u sulmua nga vetë milicët, madje duke supozuar mundësinë për të mos e zhvilluar F1 në Arabi.

“Ne jemi në kontakt me autoritetet arabe, me F1 dhe FIA për të garantuar sigurinë e nevojshme për të vazhduar fundjavën duke siguruar masat më të mira për të gjithë pjesëmarrësit. Gara do të vazhdojë siç është planifikuar”, tha në një deklaratë menaxheri i pistës.

Stefano Domenicvali, CEO dhe president i Formula 1, u shpreh: “Unë kam informuar drejtuesit dhe ekipet për situatën, bazuar në informacionin e marrë. Ne jemi këtu, jemi të sigurt. Kemi marrë garanci, ata kanë të gjitha sistemet për të mbrojtur zonën, le të vazhdojmë me garën.”/ h.ll/albeu.com


Shtuar 26.03.2022 08:14