Gashi: Jam i bindur se zgjedhje të parakohshme nuk do të ketë

Afrim Gashi, kryetar i Kuvendit të RMV-së, shprehet i bindur se vendi nuk do të shkojë drejt zgjedhjeve të parakohshme. Deklarata e tij erdhi pas koordinimit të zhvilluar me grupet parlamentare, ku u diskutua edhe miratimi i Kodit Zgjedhor, pjesë e reformave që Maqedonia duhet të realizojë në kuadër të procesit të integrimit evropian.

Të lidhura

None found

“Mendoj se zgjedhje nuk duhet të ketë dhe jam i bindur se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme. Kjo është intuita ime politike”, tha Gashi gjatë konferencës së sotme për mediat.

Sipas tij, në takimin e koordinimit, e “Majta” kërkoi që të zhbllokohet procesi i miratimit të Ligjit Zgjedhor. Gashi theksoi se grupi i punës tashmë ekziston dhe se është pozitive që kjo çështje është rikthyer në diskutim, me synim vijimin e punës së Kuvendit.

“Është mirë që kjo çështje po trajtohet si temë. Duhet të punohet për miratimin e ligjit”, u shpreh ai.

I pyetur për ecurinë e miratimit të ligjeve të tjera të rëndësishme, përfshirë Kodin Penal dhe Ligjin për Përfaqësim të Drejtë, si dhe për perceptimin e publikut se Kuvendi nuk po përmbush detyrat e tij, Gashi tha se po bën gjithçka që varet prej tij për të zhbllokuar punën. Megjithatë, ai nënvizoi se procesi mbetet në varësi të deputetëve dhe partive politike që kanë përfaqësuesit e tyre në Kuvend./Telegrfi/


sultanbeyli escortiptvstarzbetjojobetultrabetjojobetjojobetcasibomHoliganbetHoliganbetCratosroyalbetPusulabetHoliganbetHoliganbetJojobetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetjojobet girişcasinofaststarzbetjojobetJojobetJojobetMarsbahisegebetjojobetjojobetjojobetbahsegelizmir escortjojobetMarsbahisMarsbahisMarsbahis GirişBahsegelMarsbahisCasino welcome bonus