Berisha: Ron Yeffet varianti jo shqiptar i Ergys Agasit, por zinxhir i akteve mafioze të Ramës, pas denoncimit kanë vërshuar kërcënimet ndaj Arben Ahmetajt

Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka komentuar denoncimet e Arben Ahmetajt, mbi dyshimet për trafikun e armëve. Sipas tij bëhet fjalë për veprimtari që bien ndesh me ligjin shqiptar dhe atë ndërkombëtar, ndërsa e lidhi çështjen e armëve me trafikun e drogës.

Berisha deklaroi se denoncimet e Arben Ahmetajt plotësojnë atë që e cilësoi si “kuadrin e vërtetë të këtij regjimi”.

Të lidhura

None found

Po ashtu, Sali Berisha tha se pas denoncimeve, Arben Ahmetaj ka marrë kërcënime për familjen e tij.

“Ai ishte një denoncim i një rëndësie të jashtëzakonshme ku provohet se një vend anëtar i NATOs në kundërshtim me ligjin shqitpar dhe ndërkombëtar merret me punë të pista armësh. Por u them shqiptarëve se nëse ka binjakë trë pandarë janë droga dhe armë, arma dhe droga. Në këtë kuadër mendoj se denoncimi i Arben Ahmetajt plotëson kuadrin e vërtetë të këtij regjimi. Si kundër denoncoj kërcënimet që i janë bërë bashkëshortes dhe familjarëve të Arben Ahmetajt me urdhër të Ramës dhe strukturave të narkoshtetit. Pas këtij denoncimi kanë vërshuar kërcënimet ndaj familjes së tij”, tha Berisha.

Gjithashtu, Berisha përmendi emrin e biznesmenit Ron Yeffet, si një tjetër element të zinxhirit të akteve mafioze të Ramës, ndërsa shtoi se PD dorëzoi në Kuvend firmat për ngritjen e komisionit hetimor për vepritmarinë e kompanisë KAYO.

“Ron Yeffet që është varianti jo shqiptar i Ergys Agasit përbën edhe ai një element tjetër në zinxhirin e akteve mafioze të Edi Ramës. Sot janë dorëzuar firmat për komisionin hetimor parlamentar mbi veprimtarinë antikushtetuese të Edi Ramës dhe kompanisë së tij me Ronin, Veliun dhe me atë zonjën e autoblindave, ndrikulla Puca”, deklaroi kreu i PD.


Shtuar 14.09.2026 13:09

sultanbeyli escortiptvstarzbetjojobetultrabetjojobetjojobetcasibomHoliganbetHoliganbetCratosroyalbetPusulabetHoliganbetHoliganbetJojobetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetjojobet girişcasinofaststarzbetjojobetJojobetJojobetMarsbahisegebetjojobetjojobetjojobetbahsegelizmir escortjojobetMarsbahisMarsbahisMarsbahis GirişsekabetBahsegelMarsbahisCasino welcome bonus