Operacioni “Anchor 3” në Durrës, sekuestrohen mbi 41 kilogramë kokainë në një kontejner me mish pule

Policia ka goditur një tjetër përpjekje për trafikimin e kokainës përmes Portit të Durrësit, duke sekuestruar 41 kilogramë e 350 gramë lëndë narkotike, me vlerë të përafërt në treg rreth 2 milionë euro.

Operacioni, i koduar “Anchor 3”, u zhvillua nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve në Durrës, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore për Kufirin dhe Migracionin dhe strukturat doganore të portit.

Të lidhura

None found

Lënda e dyshuar narkotike u gjet gjatë kontrollit të detajuar të një kontejneri që kishte ardhur nga Brazili. Sipas dokumenteve shoqëruese, ngarkesa deklarohej si mish pule.

Brenda kapakëve të jashtëm të kontejnerit, autoritetet zbuluan 37 paketime me lëndë të dyshuar si kokainë. Pas peshimit, sasia totale rezultoi 41.35 kilogramë.

Zbulimi u bë në kuadër të hetimeve për një rast të dyshuar të trafikimit të lëndëve narkotike. Gjatë një muaji, në Portin e Durrësit janë evidentuar tre tentativa për futjen e drogës në Shqipëri.

Hetuesit po punojnë për të përcaktuar të gjithë mekanizmin e trafikimit, përfshirë vendin e origjinës dhe destinacionin e lëndës narkotike, si dhe për të identifikuar e arrestuar personat e përfshirë.

Materialet procedurale të çështjes i janë dërguar Prokurorisë, e cila do të vijojë veprimet e mëtejshme.


Shtuar 14.09.2026 13:54

sultanbeyli escortiptvstarzbetjojobetultrabetjojobetjojobetcasibomHoliganbetHoliganbetCratosroyalbetPusulabetHoliganbetHoliganbetJojobetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetjojobet girişcasinofaststarzbetjojobetJojobetJojobetMarsbahisegebetjojobetjojobetjojobetbahsegelizmir escortjojobetMarsbahisMarsbahisMarsbahis GirişBahsegelMarsbahisCasino welcome bonus