Media italiane Corriere della Sera: Nga kundërshtimi ndaj resortit të Kushnerit te kërkesa për dorëheqjen e Ramës

Protestat që po zhvillohen në Tiranë kundër qeverisë së Edi Ramës, po zgjerohen dhe po marrin karakter të theksuar antiqeveritar.

Lëvizja nisi si reagim ndaj planit për ndërtimin e një resorti luksoz të lidhur me Jared Kushnerin, dhëndrin e presidentit amerikan Donald Trump, por tashmë kërkesat e protestuesve janë shtrirë edhe te qeverisja dhe kryeministri.

Të lidhura

None found

Media italiane Corriere della Sera, raportoi se shqiptarët u rikthyen të shtunën në rrugët e kryeqytetit, ku kërkuan dorëheqjen e Edi Ramës.

Marshimet kanë vijuar për 105 ditë, me pjesëmarrjen dhe mbështetjen e aktivistëve mjedisorë, organizatave të shoqërisë civile dhe kundërshtarëve politikë të qeverisë.

Sipas raportimit, presioni ndaj ekzekutivit është shtuar ndjeshëm, ndërsa kërkesa kryesore e protestuesve mbetet largimi i kryeministrit.

Protestat nisën në fund të majit, fillimisht për të kundërshtuar projektin e resortit luksoz që pritet të ndërtohet përgjatë bregdetit dhe që lidhet me Jared Kushnerin.

Qeveria shqiptare e konsideron investimin një projekt me ndikim transformues për vendin. Sipas saj, ai do të ndihmojë zhvillimin e turizmit të nivelit të lartë dhe do të mbështesë aspiratat e Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Europian.

Projekti përfshin një ishull të braktisur dhe një zonë bregdetare pranë tij, ç`ka ka shkaktuar kundërshtime të forta nga aktivistët mjedisorë, organizatat e shoqërisë civile dhe forcat që kundërshtojnë qeverinë socialiste të Ramës.

Ndërsa tubimet vijojnë në Tiranë, kundërshtimi ndaj resortit është bashkuar me pakënaqësi më të gjera ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kreut të qeverisë.


sultanbeyli escortiptvstarzbetjojobetultrabetjojobetjojobetcasibomHoliganbetHoliganbetCratosroyalbetPusulabetHoliganbetHoliganbetJojobetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetjojobet girişcasinofaststarzbetjojobetJojobetJojobetMarsbahisegebetjojobetjojobetjojobetbahsegelizmir escortjojobetMarsbahissekabetMarsbahisMarsbahis GirişsekabetBahsegelMarsbahisCasino welcome bonus