Kapiteni i FSK-së përfundon me nderime kursin elitar të Forcave Speciale në SHBA

Kapiteni i Forcës së Sigurisë së Kosovës, E.V., ka mbyllur me sukses Kursin Kualifikues të Forcave Speciale të Ushtrisë Amerikane (U.S. Army Special Forces Qualification Course – SFQC), të zhvilluar në U.S. Army John F. Kennedy Special Warfare Center and School, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Të lidhura

None found

Programi, i cili zgjati më shumë se tetë muaj, nga janari deri në shtator 2026, përgatit pjesëtarët për t’u bërë pjesë e Green Berets. Gjatë kësaj periudhe, kapiteni iu nënshtrua trajnimeve të avancuara për taktikat e njësive të vogla, planifikimin dhe drejtimin e operacioneve speciale, si dhe përfundoi kualifikimin 18A Special Forces Detachment Officer dhe ushtrimin final Robin Sage.

Për rezultatet e arritura gjatë gjithë procesit, ai u nderua me titullin “Distinguished Honor Graduate”, vlerësim që dëshmon për performancën e lartë profesionale, aftësitë drejtuese dhe përkushtimin e treguar.

FSK-ja bëri të ditur se kjo arritje është një sukses i rëndësishëm për karrierën e kapitenit, por edhe një tregues i angazhimit të vazhdueshëm të saj për forcimin e kapaciteteve në operacionet speciale, përgatitjen e kuadrove profesionale dhe rritjen e ndërveprueshmërisë me Forcat e Armatosura të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe partnerët strategjikë.

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës vijojnë të mbështesin avancimin profesional të pjesëtarëve të tyre përmes programeve të edukimit dhe trajnimit në institucione prestigjioze ushtarake të vendeve partnere.


sultanbeyli escortiptvstarzbetjojobetultrabetjojobetjojobetcasibomHoliganbetHoliganbetCratosroyalbetPusulabetHoliganbetHoliganbetJojobetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetjojobet girişcasinofaststarzbetjojobetJojobetJojobetMarsbahisegebetjojobetjojobetjojobetbahsegelizmir escortjojobetMarsbahisMarsbahisMarsbahis GirişBahsegelMarsbahisCasino welcome bonus