VIDEO/ Publikohen pamjet nga dhuna e policisë ndaj protestuesve në Tiranë, efektivët marrin flamujt kombëtarë dhe godasin qytetarët

Mëngjesin e sotëm, tensione dhe përplasje fizike u regjistruan në Tiranë, teksa forcat e policisë kanë ndërhyrë me dhunë ndaj qytetarëve që bllokuan qarkullimin në zonën e Zogut të Zi dhe Rrugën e Durrësit.

Aksioni qytetar, i cili shënon vijimësinë e qëndresës 107-ditore kundër administratës së Edi Ramës, u përball me një reagim të ashpër dhe disproporcional nga trupat e rendit.

Të lidhura

None found

Gjatë operacionit për shpërndarjen e tubimit, uniformat blu kanë ushtruar dhunë fizike ndaj protestuesve. Nga ndërhyrja agresive e policisë rezultojnë të shoqëruar forcërisht të paktën 10 persona, të cilët janë dërguar në ambientet e Komisariatit Nr. 1 në kryeqytet.

Pavarësisht presionit dhe dhunës policore, lëvizja popullore nuk është zmbrapsur. Menjëherë pas ndalimeve, një masë e madhe protestuesish është zhvendosur përpara Komisariatit Nr. 1, duke rrethuar godinën dhe duke kërkuar lirimin e menjëhershëm të të gjithë të shoqëruarve.

 


Shtuar 14.09.2026 12:53

sultanbeyli escortiptvstarzbetjojobetultrabetjojobetjojobetcasibomHoliganbetHoliganbetCratosroyalbetPusulabetHoliganbetHoliganbetJojobetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetjojobet girişcasinofaststarzbetjojobetJojobetJojobetMarsbahisegebetjojobetjojobetjojobetbahsegelizmir escortjojobetMarsbahisMarsbahisMarsbahis GirişsekabetBahsegelMarsbahisCasino welcome bonus