Southgate: Ne mund të bëjmë të lumtur një komb

Në vendin që lindi futbolli, të gjithë janë të dmendur pas tij, me shjpresën që futbolli më në fund të kthehet në shtëpi, me sytë nga Anglia e Southgate që këtë të mërkurë përballet me Danimarkën në gjysëmfinale. Për trajnerin e 3 luanëve, skuadra e tij ka një mundësi shumë të vecantë për të lumturuar kombin në përballjen me nordikët. Fitorja ekzaltuese 4-0 ndaj Ukrainës në Romë të shtunën i mundësoi skuadrës së Southgate avancimin mes 4 më të mirave të turneut. Ata tani rikthehen në Ëembley, aty ku herën e fundit janë paraqitur për gjysmëfinalen e fundit të një europiani plot 25 vjet më parë.

“Ndeshjet e Anglisë, bashkojnë familjet dhe komunitetet. Mundësia që ke kur luan për Anglinë për të lumtuar dhe për të krijuar mbrëmje të shkëlqyera për tifozët tanë, për kombin tonë, është shumë e vecantë. Këto janë ndeshjet që mbahen mend për gjityhë jetën, dhe ti ndien vlerësimin që njerëzit kanë për lojtarët dhe për futbollistët kjo është dicka për të cilën duhet të ndihen vërtet krenarë”.

Një fitore për Anglinë të mërkurën do ti mundësonte atyre të arrinin finalen e një turneu madhor për herë të parë që kur fituan Kupën e Botës në 1966. I pyetur se çfarë do të thotë për të arritja në finale Southgate u përgjigj.

“Në të vërtetë, atë që do të thotë për gjithë kombin. Nëse je trajner është paksa si të jesh një prind, lë pas momentet për veten pasi mendon se cfarë mund tu transmetosh të tjerëve”.

Southgate shtoi se eksperienca që ata patën duke arritur në gjysmëfinalet e Kupës së Botës 2018 në Rusi mund të ndihmojë kampin e tij të shkojë akoma më tej këtë herë.

“Ne jemi më të mirëpërgatitur për gjysmëfinalet se sa në të kaluarën. Edhe pse kjo nuk përcakton fitoren apo humbjen në një ndeshje futbollit, ka shumë faktorë për të cilët ne jemi të ndërgjegjshëm dhe me të cilët jemi përballur për tu përgatitur më mirë. Për shembull pas ndeshjes në Romë ne festuam me masë, ndërsa në Rusi, kalimi i ndeshjes së parë me eleminim të drejtëpërdrejtë dhe çerekfinalen na mori shumë energji emocionale. Në Romë gjithcka ishte pak a shumë e qetë për atë se cfarë po ndodhte, pasi ne e dinim se ne nuk kishim arritur ende atë që donim, dhe këto janë gjëra që të përgatisin për një ndeshje si kjo”.


Shtuar 6.07.2021 14:16