Solskjaer në fije të perit, Conte ose Zidane për Man United

E ardhmja e Solskjaer te Man. United është në pikëpyetje të forte. Për të kuptuar sesa deçizive janë tre ndeshjet e radhës mjafton të kujtojhet së Ronaldo me shokë luajnë në shtëpinë e Tottenham, në transfertën me Atalantën dhe me Man. City në “Old Trafford”.

Janë këto tre ndeshje që do të vendosin për fatin e trajnerit norvegjez për të cilin vetë pronarët Glazers kanë patur një mbledhje me Shefin Ekzekutiv, Woodward për të diskutuar për të ardhmen.

“Nuk e dua më, Wandan e shoh si motër”, mesazhet shokuese të Icardit për modelen argjentinase
Në rast shkarkimi, është gati Antonio Conte i cili ka konfirmuar dëshirën për të punuar në stolin e Man. United megjithëse përdor një skemë jo shumë të favorshme 3-5-2.

Emri tjetër shumë i rëndësishëm është ai i Zinedine Zidane, i cili është i lirë pa skuadër dhe si synim ka kombëtaren franceze dhe stolin e PSG-së.

Zidane është i vetmi trajner që ka ditur të menaxhojë Ronaldon dhe yjet e tjerë te Real Madrid por siç shkruhet, ai për momentin nuk ka konfirmuar një dëshirë për të marrë drejtimin e Man. United edhe pse gjërat ndryshojnë çdo ditë.

Në listen e kandidatëve janë edhe emra të tjerë si trajnerë të mundshëm si Brendan Rodgers që ka kontratë të gjatë me Leicester dhe Erik Ten Hag, trajneri aktual i Ajaxit./


Shtuar 26.10.2021 22:15