Skuadra e njohur turke bën gati ofertën për Edon Zhegrovën

Zërat e merkatos nga Turqia hedhin dritë mbi të ardhmen e Edon Zhegrovës, i cili mund të largohet nga Juventus në fund të sezonit. Sipas mediave turke, konkretisht “Fanatik”, anësori ofensiv i kombëtares së Kosovës është në radarët e Beşiktaş, që po shqyrton mundësinë për të bërë një ofertë konkrete gjatë verës. Klubi nga Stambolli pritet të trokasë te bardhezinjtë pas përfundimit të kampionatit.

Zhegrova, i transferuar verën e kaluar nga Lille për rreth 15 milionë euro, nuk ka arritur të sigurojë një vend si titullar në Torino. Pavarësisht cilësive teknike, forma e paqëndrueshme dhe problemet fizike kanë ndikuar që ai të mbetet shpesh në plan të dytë.

Të lidhura

None found

Në këto kushte, drejtuesit e Juventusit nuk përjashtojnë mundësinë e shitjes së tij, madje janë të gatshëm të dëgjojnë oferta që afrohen me shumën e investuar për kartonin e lojtarit. Konfirmimi i Spallettit është një arsye më shumë për të besuar në një largim të anësorit kosovar.


Shtuar 14.04.2026 21:27