Shqipëria U-19 dhe Serbia U-19 ndahen në “paqe”

Serbi U-19 dhe Shqipëria U-19 zhvilluan mes tyre ndeshjen e dytë kualifikuese të Eupopianit 2023 për 19-vjeçarët.

Kjo sfidë është mbyllur me rezultatin 2-2. Djemtë e Armando Cungut arritën të barazonin rezultatin në pjesën e dytë të lojës teksa Serbia kishte kaluar në avantazh në pjesën e parë me anë të Mitjulikiç 42’.

Kombëtarja serbe arriti të dyfishonte rezultatin në pjesën e dytë në minutën 77, ndërsa për djemtë “kuq e zi” do të vinte 10 minutat e fundit të pjesës së dytë për të ndryshuar rrjedhën e lojës. Në fillim 19-vjeçarët kuq e zi humbën një penallti me anë të Toçit por golat për skuadrën tonë nuk vonuar dhe erdhën të dy nga goditje standarte. Goli i parë për kombëtaren tonë u shënuan nga Nërguti 84’ dhe Shpendi 87’.

Në këtë mënyrë Shqipëria U-19 arriti të merrte 1 pikë në ndeshjen e dytë kualifikuese, përballë Serbisë U-19.

Kujtojmë se kombëtarja e U-19 vjeçarëve ndodhet në një grup me Francën Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë. /h.ll/albeu.com


Shtuar 13.11.2021 16:03