Mamatë beqare, japin këshillat e tyre për periudhën pas divorcit!

Në një mënyrë apo një tjetër, divorci është gjithnjë i vështirë. Edhe nëse është gjëja e duhur për ju dhe për familjen tuaj, ende nuk është rezultati për të cilin dikush shpresonte kur shtrëngon një tufë lulesh dhe ndërron unazat para të gjithë miqve. Edhe një divorc miqësor mund të jetë i ndërlikuar dhe të vijë me një sërë emocionesh. 10 gra që kanë kaluar këto përjetime japin këshillat dhe perceptimet e tyre.

1 – Shoqet që janë ose kanë kaluar situatën tënde mund të të ndihmojnë. Mbaji afër, pyeti për këshilla dhe flit me to.

2 – Do shohësh se vendimmarrja pas atij vendimi të rëndësishëm do të jetë më e lehtë, pa peshën e “po sikur”.

3 – Mund të pendohesh për rastet kur je treguar “shumë e mirë”. Për shembull, nëse babai i fëmijës ofrohet të paguajë për të, nuk duhet ta ndaloni. Në fakt, do të ishte mirë të luftonit për të kundërtën.

4 – Të kërkosh perfeksionin është humbje kohe. Asnjë baba, mama nuk është perfekt. Asnjë familje nuk është perfekte gjithashtu. Thjesht bëj më të mirën dhe mëso gjatë rrugëtimit.

5 – Do zbulosh se ish-partneri mund t’ju nervozojë në mënyra që s’e kishit menduar. Qëndro e qetë!

6 – Divorci, rrjedhimisht, do të të bëjë një nënë më të mirë. Mund të të duket se “po ndan fëmijën nga familja” apo diçka e tillë, por me kalimin e kohës, do kuptosh se bëre gjënë e duhur për të gjithë.

7 – Miqësitë e tua mund të ndryshojnë. Nuk ka asnjë problem. Jo të gjithë duhet të jenë pjesë e vazhdimit të jetës tënde, deri diku, të re.

8 –  Ndonjëherë mund të të duhet të shtiresh se gjithçka me partnerin po shkon mirë dhe se ju komunikoni me dëshirë, edhe pse jeni ndarë. Rikujtojini vetes se e gjithë kjo farsë është për hir të fëmijës, i cili s’duhet të shohë dy prindër që urrehen apo nuk respektojnë njëri-tjetrin.

9 – Je më e mirë me paratë nga ç’mendon. Nëse beson tek vetja, do të shohësh se je po aq e aftë sa ish-partneri për të fituar, kursyer dhe shpenzuar si duhet para.

10 – Të duhen plane javore, mujore etj; shënime dhe përcaktime të përpikta oraresh sepse jeta me një fëmijë mund të jetë shumë e ngarkuar.

11 –  Mos harro të gjesh kohë për veten: Të bën mirë ty, por edhe fëmijës tënd.

12 – Do kuptosh se ditë pas dite bëhet edhe më e lehtë derisa një mëngjes zgjohesh, dielli shkëlqen dhe po ashtu edhe sytë e tu!/ Women’s Health


Shtuar 13.11.2021 15:58