Shënoi super gol duke i dhënë 3 pikët Kombëtares, Broja: Luajta i dëmtuar

Armando Broja është “heroi” i Shqipërisë ndaj Hungarisë, pas golit të fitores në “Elbasan Arena”, ai ishte sërish autori i një super goli edhe në ndeshjen e sotme në “Puskas Arena” duke  i dhënë 3 pikët “kuqezinjve” për të mbajtur gjallë shpresat për kualifikim në Katar 2022.

Pas ndeshjes, Broja është shprehur se ka qenë i dëmtuar ndaj nuk është aktivizuar nga minuta e parë.

“Mu afrua trajneri dhe më tha a je gati  për tu  futur në fushë dhe unë menjëherë i thashë po jam gati. Në fushë u futa me besimin për të shënuar gol dhe për ti siguruar fitoren kombëtares. Zoti më ndihmoj mua dhe skuadrën pasi arrita të zhbllokoj rezultatin.

Sa herë luaj me Shqipërinë besoj dhe luaj forta, shpresojmë që të fitojmë edhe ndaj Polonisë.

Ndeshja për mua është çështje mentaliteti nëse hyn të humbasësh atëherë je i humbur por nëse hyn për të fituar gjerat ndryshojnë.” /albeu.com./


Shtuar 9.10.2021 23:02