Kryeministri i vendit, Edi Rama ka uruar fitoren e kombëtares shqiptare në përballjen e mbrëmjes së sotme ndaj Hungarisë.
Rama ka postuar disa fotografi në profilin e tij në Facebook duke i shoqëruar me flamurin shqiptar dhe shqiponjën, simbolin tonë.
Kombëtarja shqiptare e Futbollit fitoi mbrëmjen e sotme përballë Hungarisë me rezultatin 0:1 me anë të një goli të Armando Brojës në minutën e 80′.
Ky rezultat e afron Shqipërinë një hap më pranë Botërorit të 2022./albeu.com