Shaqirit i dalin probleme me pronën, kundërshtohet nga fqinjët (FOTO LAJM)

Xherdan Shaqiri ka hasur në kundërshtinë e fqinjëve në Zvicër, për shkak të një prone.

Projekti i shtëpisë nuk po merr miratimin e banorëve të Rheinfeldenit, pasi sipas banorëve ajo nuk përshtatet me peizazhin e zonës.

Shtëpia që planifikon të ndërtojë ai në lahjen Kapuzinerberg në Rheinfelden, do të ketë 270 metra katrorë dhe do të zëvendësojë tjetrën, të ndërtuar më herët.

Sipas gazetës fqinjët thonë se cilësia e tyre e jetesës do të dëmtohej jashtëzakonisht shumë nga projekti. Aplikimi për ndërtimin e vilës është ende në pritje në qytetuin Rheinfelden dhe ende nuk është vlerësuar.


Shtuar 6.09.2021 14:21