Rritet çmimi i bukës me 20 lekë! Furrat bëjnë “hile” edhe tek pesha

Sot çmimi i bukës në furrat e Tiranës ka pësuar rritje.

Nëse më parë një bukë kushtonte 70 lekë ajo tani kushton 80 lekë dhe buka që kushtonte 80 lekë tani është 90 lekë, por ka edhe raste kur rritja është me 20 lekë.

Ndërsa furrat që nuk kanë rritur çmimin e bukës kanë nisur ndërhyrjen në peshën e saj duke e zvogëluar edhe më tepër. Por kjo rritje nuk vlen vetëm për bukën por edhe nënproduktet e miellit si pica, byrekë apo sanduich.

Sipas tregtarëve kjo rritje e çmimit për nënproduktet e miellit vjen si pasojë e rritjes së çmimit të miellit në treg.

Ata shprehen se shkak për këtë situatë është mungesa e grurit në tregun vendas dhe atë ndërkombëtar. Sipas tyre kjo situatë mund të ndryshojë vetëm nëse nxitet prodhimi vendas që për këtë vit është reduktuar ndjeshëm në vetëm një muaj.


Shtuar 6.09.2021 14:28