“Zonja e vjetër” do të përballet me Atalantën e cila ka sulmin më të mirë në kampionatin italian, 71 gola në 30 ndeshje.
Por, statistikat nuk flasin në favor të Andra Pirlos.
Në fakt, tani Juventusi i drejtuar nga Pirlo ka më shumë gola të pranuar sesa kishte Sarri në edicionin e kaluar.
Pirlo ka pranuar 27 gola ndërsa Sarri kishte pranuar vetëm 26.
Këto statistika tregojnë që Juventusi ka mbrojtjen më të keqe në 10 vitet e fundit.
Por, tani, si asnjëherë më parë këtë sezon, Juventusi do të jetë me mbrojtje të plotë ndaj “La Deas”.
Nga të gjithë mbrojtësit, Bonucci ka luajtur më së shumti, gjithsej 29 ndeshje, i dyti është Chiellini me 19 dhe më pas vijnë të tjerët.
Mbetet të shihet cili është vendimi i Pirlos për mbrojtjen.