Sergio Ramos rikthehet me kombëtaren e Spanjës? Nesër Luis Enrique do të zbulojë listën

Pas një sezoni shumë të komplikuar, Sergio Ramos është rikthyer për të ofruar përformancën e tij të nivelit të lartë.

Mbrojtësi i PSG-së, i cili kishte kaluar pjesën më të madhe të vitit të kaluar në infermieri, është fizikisht më mirë dhe është një nga shtyllat e formacionit të Galtier. Një lider i ri dhe ky lajm mund të kënaqë vetëm Luis Enrique.

Trajneri i Spanjës, zbulon “MARCA”, do ta kishte përfshirë ish-yllin e Real Madrid në listën e skuadrës së kombëtares për ndeshjet e shtatorit, ndaj Zvicrës dhe Portugalisë.

Zgjedhjet përfundimtare do të zbulohen nesër./ h.ll/albeu.com


Shtuar 15.09.2022 13:11