Scaloni replikon Leonardon në lidhje me Messin

Trajneri i kombëtares së Argjentinës ka thyer heshtjen duke folur rreth ankesave të drejtorit sportiv të PSG-së, Leonardo. Albiçelestët do të ndeshen me Urugain të premten dhe Messi është thirrur nga Scaloni për këtë ndeshje. Messi ka patur një dëmtim të pësuar ndeshjene e tij të fundit me klubin francez dhe Leonardo ka kërkuar të mos thirret Messi por të qëndroj në Paris që të rikuperohet.

“Ditët e fundit kam dëgjuar zëra se Messi nuk duhej të thirrej nga unë për të luajtur në eliminatoret e “Qatar 2022”. Deri në këtë moment që po flasim Messi ka luajtur më shumë ndeshje me Argjentinën se sa me PSG.

Ne kemi një mardhënie të mirë me Leonardon, saktësisht Walter Samuel e njeh më mirë atë që nga koha kur të dy ishin tek Inter, por gjithsesi unë po i them që ne kemi të gjithë të drejtën për të thirrur Messin për të luajtur dhe sigurisht nëse do të jetë i aftë fizikisht për ta bërë këtë gjë,” ka thënë Scaloni drejtuar Leonardos./h.ll/albeu.com


Shtuar 11.11.2021 18:43