Rritet optimzmi i Al-Nasr për Ronaldon, marrëveshja nuk është mbyllur ende por ata shpresojnë

Besimi i Al-Nasr në lëvizjen e Cristiano Ronaldos po rritet.

Sipas gazetarit të CBS Sports Golazo, Ben Jacobs, besimi i klubit saudit në marrëveshje bazohet në faktin se Ronaldo nuk hodhi poshtë një lëvizje të mundshme gjatë verës.

Tani që Ronaldo është një lojtar i lirë, Al Nasr e kupton nevojën për të vepruar shpejt. Prandaj, Al-Nasr u bë klubi i parë që i bëri një ofertë zyrtare Cristianos.

Gazetari i CBS Sports, James Benj shton se ka një optimizëm në rritje në Al-Nasr se Ronaldo do t’i bashkohet ekipit. Pavarësisht kësaj, një burim në klub pohon se marrëveshja nuk është mbyllur ende.

U raportua se në rast të një transferimi te Al-Nasr, portugezi do të merrte 200 milionë euro në sezon. Afati i kontratës do të llogaritet për 2.5 vjet.

Kujtojmë se së fundmi Ronaldos i është ndërprerë kontrata me Manchester United. Tani sulmuesi është në statusin e lojtarit të lirë. /G.D. albeu.com/


Shtuar 30.11.2022 13:28