Aktivisti Arben Kola bëri të ditur se protesta kundër qeverisë do të zhvillohet me një orar të ri. Sipas njoftimit të tij, duke nisur nga dita e nesërme, qytetarët do të mblidhen në sheshin “Skënderbej” në orën 18:30.
Gjatë protestës, Kola deklaroi se pas grumbullimit në shesh, marshimi do të vijojë drejt bulevardit të krimit.
Të lidhura
None found
Ai falënderoi në mënyrë të veçantë shqiptarët e diasporës për mbështetjen dhe i ftoi ata të bëhen pjesë e protestës, duke u rikthyer në Shqipëri.
“Një falënderim i veçantë i mërgatës që sa herë vjen zbukuron protestën dhe rrugët. Sot kemi më shumë shqiptarë jashtë se brenda atdheut. Ftoj mërgatën t’i bashkohen rrëzimit të qeverisë, ndryshe Atdheu ynë do të ngelet pa shqiptarë”, u shpreh ai.
Në përfundim të mesazhit të tij, Kola iu drejtua emigrantëve me thirrjen për t’u kthyer në vend, duke paralajmëruar se largimi i vazhdueshëm i shqiptarëve mund të cenojë të ardhmen e Shqipërisë.
“Është shumë e rëndësishme të ktheheni, ndryshe do lini nipat e mbesat pa Atdhe. Sot është koha, do të jetë vonë nesër”, tha aktivisti.
