Amedspori vijon serinë e rezultateve pozitive nën drejtimin e trajnerit Besnik Hasi.
Të lidhura
None found
Ekipi regjistroi një fitore të thellë 5-0 përballë Basaksehirit, ku paraqitje të spikatura patën Ermal Krasniqi dhe Lumbardh Dellova.
Krasniqi kontribuoi me dy asistime për Orbanin, i cili shënoi het-trik në këtë ndeshje.
SofaScore e vlerësoi sulmuesin me notën 9.0, ndërsa Dellova, që ishte i pakalueshëm në repartin defensiv, mori vlerësimin 7.6.
Pas këtij triumfi të rëndësishëm, Amedspori ngjitet në vendin e tretë të elitës së futbollit turk, me 10 pikë.
