Specialisti i moviolës në RTSH, Klajdi Kola, analizoi momentet e diskutueshme të sfidës Elbasani–Egnatia, e cila u mbyll 2–1 në favor të verdhebluve të drejtuar nga Ivan Gvozdenovic. Vëmendjen e moderatores Hygerta Sako e tërhoqi veçanërisht komenti i tij për aksionin e minutës së 53-të.
Të lidhura
None found
Sipas Kolës, në minutën e 12-të Albanese kërkoi penallti, por rasti nuk përbënte shkelje, pasi mbrojtësi nuk kishte mundësi të vepronte ndryshe. Për episodin e Grudës, ai vlerësoi se nuk kishte penallti, ndërsa kartoni i verdhë për stimulim ishte gjithashtu i panevojshëm. Kola e cilësoi si të gabuar edhe mosdhënien e një goditjeje nga këndi në minutën e 37-të.
Për aksionin e minutës së 53-të, Klajdi Kola deklaroi: “Ishte një kontakt normal loje në zonë dhe nuk bëhet fjalë për penallti”.
“Si mund të quhet kontakt normal loje në zonë?!”, reagoi Hygerta Sako. Kola shpjegoi se të dy lojtarët ishin në lëvizje të shpejtë: “Diallo e kthen topin, ndërsa Sota e pret. Të dy përplasen si pasojë e inercisë së lëvizjes. Mbrojtësi nuk kryen asnjë gabim, sepse nuk kishte ku të shkonte. Ishte një përplasje normale”.
