Erëleta Memeti ka realizuar një gol të jashtëzakonshëm në përballjen ndaj Hoffenheimit.
Sulmuesja kosovare e Eintracht Frankfurtit kaloi me radhë tri futbolliste kundërshtare, përpara se të mposhtte edhe portieren dhe të shënonte golin e katërt të vendasve.
Të lidhura
None found
Memeti dhuroi një aksion në stilin e Lionel Messit, duke lënë të habitur të pranishmit. Pas golit, ajo vendosi të mos festonte, pasi Hoffenheimi ishte ish-klubi i saj.
