Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për diskutimet që lidhen me magjistratët dhe fondet e sistemit të drejtësisë, pas një deklarate të bërë nga një gjyqtar për buxhetin e gjyqësorit.
Në rrjetet sociale, Rama ka shpërndarë një foto me deklaratën e gjyqtarit: “Ne kemi qesen tonë të buxhetit. Nuk po marrim nga qeset e të tjerëve. Me pak fjalë, nuk po na lejohet të marrim nga qesja jonë.”
Të lidhura
None found
Duke komentuar këtë qëndrim, kryeministri shkroi: “E pabesueshme, po e vërtetë që një gjykatës e kupton kështu pavarësinë dhe e shikon kështu buxhetin e shtetit shqiptar…”.
Gjatë kësaj të diele, Rama ka publikuar edhe tre reagime të tjera në lidhje me pagat e gjyqtarëve.
