Protesta para Kryeministrisë në ditën e 106-të: “Jemi mijëra dhe do ta rrëzojmë qeverinë”

Protesta e zhvilluar përballë Kryeministrisë ka hyrë në ditën e 106-të, ndërsa në shesh kanë nisur fjalimet e pjesëmarrësve. Një prej protestuesve deklaroi se prania e mijëra qytetarëve pas më shumë se tre muajsh tregon se kjo lëvizje vijon të jetë aktive.

“Askush nuk e kishte imagjinuar se, edhe pas 106 ditësh, do të ishim sërish me mijëra në sheshin përballë Kryeministrisë, Ramës dhe qeverisë së tij të korruptuar”, tha ai.

Të lidhura

None found

Sipas protestuesit, pushteti po mbështetet te fuqia ekonomike e oligarkisë, patronazhistët, administrata dhe bandat, me synimin për të ndërtuar një strukturë të konsoliduar dhe të vështirë për t’u rrëzuar.

“Kjo qeveri shfrytëzon pushtetin ekonomik të oligarkisë, patronazhistët, administratën dhe bandat për të ngritur një pushtet me rrënjë të thella. Kjo është arsyeja pse, edhe pse populli ka 106 ditë në këmbë, rrëzimi i saj është i vështirë”, u shpreh protestuesi.

Megjithatë, ai tha se rezistenca e qytetarëve mund të sjellë ndryshimin, duke e krahasuar protestën me një pikë uji që dobëson shkëmbin me kalimin e kohës.

“Mund të mos kemi pasur forcën për ta rrëzuar për 106 ditë, por jam i bindur se kemi fuqinë e pikës së ujit, e cila, duke rënë vazhdimisht, nis ta thërrmojë shkëmbin”, deklaroi ai.

Protestuesi pretendoi gjithashtu se në radhët e pushtetit kanë nisur përçarjet. Ai përmendi rastin e Mamicës, që sipas tij është pozicionuar kundër Skënderbeut, si edhe deputetët që kanë dalë kundër qeverisë.

“Struktura ka nisur të plasaritet. Kemi Mamicën që i është kundërvënë Skënderbeut dhe deputetë që janë pozicionuar kundër qeverisë”, tha ai.


sultanbeyli escortiptvstarzbetjojobetultrabetjojobetjojobetcasibomJojobetJojobetPusulabetSüperbetinvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetjojobet girişcasinofaststarzbetjojobetjojobet güncel girişJojobetJojobetjojobetjojobetjojobetjojobetbahsegelnorabahisjojobetMarsbahissekabetMarsbahisMarsbahis Girişjojobetjojobet girişsekabetBahsegelbahsegelCasibomMarsbahis