Ronaldo i sigurt: Lukaku dhe Lautaro janë një çift sulmi perfekt, Interi favorit për titullin

Fenomeni Ronaldo ka dhënë një intervistë të gjatë për “La Gazzetta dello Sport”. Braziliani flet edhe për ish-skuadrën e tij, Interin, të cilin e konsideron si një nga favoritët për të fituar Scudetton.

“Ai mund ta kishte fituar sezonin e kaluar. Në të vërtetë, le të themi se në një moment e kishte fituar praktikisht. Dhe tani Lukaku është kthyer, një sulmues që në Itali bën diferencën. Ai dhe Lautaro bëjnë një çift perfekt në repartin sulmues.

A do ta kishte fituar Interi titullin me Lukakun vitin e kaluar? Unë nuk jam një fallxhor, por ai është atje tani. Interi e humbi titullin duke humbur derbin dhe duke keqpërdorur dy muajt e fundit të sezonit. Janë ato momente që duhet guxim për të fituar ndeshje të komplikuara.

Mendoj se këtë sezon Inter do të jetë një nga favoritët për të fituar Serie A”, është shprehur fenomeni Ronaldo./h.ll/albeu.com


Shtuar 2.08.2022 09:13