Ronaldo i fiksuar pas zëvendësimit, bën dhe rolin e trajnerit nga stoli (FOTO LAJM)

Protagonisti kryesor i takimit në ndeshjen Young Boys-Man United ishte padyshim Ronaldo i cili realizoi në humbjen 2-1.

Ai i zëvendësua në minutën e 72-të, duke nxitur debat ndër analistët e sportit dhe te tifozët në rrjetet sociale, të cilët e kundërshtuan këtë vendim.

As 36-vjeçarit nuk i pëlqeu aspak zëvendësimi, ashtu që nuk mund të qëndronte në stolin e rezervave duke u  çuar dhe filloi ta bënte rolin e trajnerit.

“Nuk ishte rezultati që e deshëm, por tash është koha të rikuperohemi mirë dhe të përqendrohemi në ndeshjen e radhës!”, ka shkruar CR7 në një postim në rrjetet sociale. /albeu.com/



Shtuar 14.09.2021 23:35