Ronald Koeman publikon listën e Holandës për Euro 2024, mbetet jashtë ylli i Serie A

Pas Gjermanisë dhe Francës, tani Holanda e Ronald Koeman e ka emëruar skuadrën e saj për EURO 2024 të kësaj vere.

Jemi vetëm një muaj larg ndeshjes së parë të EURO 2024 dhe përfaqësueset që marrin pjesë kanë filluar të publikojnë skuadrat e tyre përkatëse.

Tani, Holanda, e udhëhequr nga Ronald Koeman, ka emëruar gjithashtu skuadrën e tyre prej 30 vetash, ku do të largohen disa prej tyre.

Si zakonisht emrat kryesor janë Virgil Van Dijk, Mattis de Ligt, Frenkie de Jong dhe Mempihs Depay.

Skuadra përfshin lojtarë si Jeremie Frimpong dhe Teun Koopmeiners, ndërsa mungesat kryesore janë Jurrien Timber (Arsenal), Joshua Zirkzee (Bologna) dhe Mats Wieffer (Feyenoord), shkaku i lëndimeve.

Holanda e nis Euro 2024 më 16 qershor kundër Polonisë (15:00, në Hamburg). Më pas do të vijojnë ndeshjet e fazës së grupeve kundër Francës (21 qershor ora 21:00 në Leipzig) dhe Austrisë (25 qershor ora 18:00 në Berlin).

Portierët

Bijlow, Flekken, Olij, Verbruggen

Mbrojtësit

Ake, Blind, Van Dijk, Dumfries, Frimpong, Geertruida, De Ligt, Maatsen, Van de Ven, De Vrij

Mesfushorët

Gravenberch, De Jong, Koopmeiners, Reijnders, De Roon, Schouten, Simons, Timber, Veerman, Wijnaldum

Sulmuesit

Bergwijn, Brobbey, Depay, Gakpo, Malen, Weghorst.


Shtuar 16.05.2024 22:06