Mungon Broja dhe Bajrami! Del lista zyrtare e Kombëtares, surpriza dhe risi te kuqezinjtë nga Maran

Trajneri Rolando Maran, ka bërë publike listën e Kombëtares shqiptare për katër përballjet e UEFA Nations League, duke grumbulluar dy lojtarë për herë të parë dhe duke rikthyer disa emra në skuadër.

Shqipëria do ta nisë aventurën e re në këtë kompeticion me ndeshjet kundër Bjellorusisë, Finlandës dhe San Marinos, kundërshtar me të cilin do të luajë dy herë.

Për këto katër sfida, trajneri kuqezi ka thirrur gjithsej 29 futbollistë. Risitë e listës janë mesfushori i Hearts, Sabah Kerjota, dhe mbrojtësi i Union Brescia, Samuele Sina, të cilët marrin ftesën e parë nga Kombëtarja.

Pas mungesave të shkaktuara nga dëmtimet, në grup janë rikthyer Rey Manaj, Ernest Muçi dhe Marash Kumbulla. Pjesë e skuadrës është sërish edhe portieri Etrit Berisha.

Lista e plotë e futbollistëve të grumbulluar:

Portierë: Etrit Berisha, Alen Sherri, Mario Dajsinani dhe Simon Simoni.

Mbrojtës: Berat Gjimshiti, Ardian Ismajli, Marash Kumbulla, Klisman Cake, Samuele Sina, Mario Mitaj, Naser Aliji, Stavro Pilo, Elseid Hysaj dhe Ivan Balliu.

Mesfushorë: Kristjan Asllani, Ylber Ramadani, Juljan Shehu, Qazim Laçi, Luis Hasa, Adrion Pajaziti, Arbër Hoxha, Taulant Seferi, Anis Mehmeti, Ernest Muçi dhe Sabah Kerjota.

Sulmues: Rey Manaj, Mirlind Daku, Myrto Uzuni dhe Cristian Shpendi.

Grumbullimi i Kombëtares shqiptare, do të fillojë zyrtarisht të hënën, më 21 shtator, ndërsa seancat stërvitore do të zhvillohen në “Shtëpinë e Futbollit”.

Biletat për ndeshjet me Bjellorusinë dhe San Marino,  mund të sigurohen online në ebileta.al ose në pikën fizike pranë stadiumit “Air Albania”.

 


Shtuar 19.09.2026 11:13

sultanbeyli escortparla iptvcasinofaststarzbetjojobetJojobetMarsbahisnesinecasinojojobetjojobetmarsbahisMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetbullbahisbahsegelsekabetmarsbahis güncel girişjojobetzbahiscasibomJojobet GirişsekabetpusulabetpusulabetcratosroyalbetholiganbetjojobetJojobetJojobet