Nga Benzema te rikthimi i mundshëm i Messit, Levandovski flet për dy kampionët e mëdhenj

Robert Levandoski ka dhënë një intervistë për “TVE”, ku është ndalur edhe tek rikthimi i mundshëm i argjentinasit tek Barcelona.

“Duhet të presim, por shpresoj që ai të vijë. Brenda disa ditësh, ndoshta, do të dimë diçka më konkrete. E di që të luash me të është e lehtë sepse Leo mund të të dërgojë në portë nga çdo pozicion dhe në çdo kohë në ndeshje. Ai është një lojtar që çdo skuadër do të donte ta kishte”.

Sulmuesi polak ka folur edhe për një largim të mundshëm të Benzemasë nga Reali: “Do të jetë e vështirë për Realin nëse kjo ndodh, sepse po flasim për një lojtar ikonë. Ai është një nga lojtarët më të mirë në botë, një nga sulmuesit më të mirë. Në moshën e tij, ai vazhdon të provojë se ai është lojtari i duhur për atë pozicion. Ai është një nga lojtarët më të rëndësishëm të Real Madridit në vitet e fundit.”


Shtuar 2.06.2023 21:20