Revolucion në pankinat e Superiores, gjashtë skuadra hyjnë në sezon me trajnerë të rinj

Edicioni i ri i “Abissnet Superiore” starton këtë javë, ndërsa ndeshja Vllaznia – Skënderbeu do të hapë kampionatin më 21 gusht. Formati i këtij sezoni sjell risi, me tri faza të rregullta të ndara në një kalendar prej gjithsej 27 javësh.

Të lidhura

None found

Vëmendjen më të madhe para nisjes e tërheqin lëvizjet në pankina, pasi gjatë verës 6 prej 10 klubeve kanë ndërruar trajnerët, pra më shumë se gjysma e skuadrave. Serinë e ndryshimeve e nisi Egnatia, e cila pranë përfundimit të sezonit të kaluar mbylli bashkëpunimin me Edlir Tetovën dhe ia besoi drejtimin Nevil Dedes.

Pas largimit nga Rrogozhina, Tetova u rikthye në Durrës dhe u zyrtarizua në krye të Teutës. Ndryshime bënë gjithashtu Partizani, që emëroi Florin Bratun, Tirana me Dean Klafuriçin, Skënderbeu që zgjodhi Julian Ahmatajn dhe Laçi që ia dorëzoi pankinën Qatip Osmanit.

Katër klubet që ruajtën të njëjtët trajnerë janë Vllaznia, Elbasani, Vora dhe Dinamo City. Shkodranët vazhdojnë me Edi Martinin, nënkampionët siguruan qëndrimin e Ivan Gvozdenovic, Ilir Daja mbetet i padiskutueshëm te Dinamo, kurse Arjan Bellai vijon detyrën te skuadra vorake.


holiganbetholiganbetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetJojobetHoliganbetjojobetgrandpashabetganobetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alCasibomAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisJojobetCasibomholiganbetJojobet Girişultrabetcasibom orjinaljojobetcasibombetciocasibom girişholiganbetGüncel ve Resmi Casibomcasibomonwin giriş