Real Madridi vihet në lëvizje për Mauro Icardin, por ka një kusht

Mauro Icardi është në merkato. Sulmuesi vështirë se do të ketë hapësira te PSG këtë sezon dhe për të do të jetë më mirë të gjejë ekip.

Nga Spanja raportohet se për shërbimet e tij është vënë në lëvizje Real Madrid, që e do si opsion për Karim Benzema.

“Mundo Deportivo” shkruan se Reali është gati të futet në tratativa për Icardin, por ka një kusht: nuk duan që të bisedojnë me Wanda Narën për transferimin e sulmuesit.