Bilanci i infektimeve nga COVID-19 në Kosovë, një humbje jete gjatë 24 orëve të fundit

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar të dielën një viktimë dhe 618 raste pozitive me koronavirus në 24 orët e fundit.

Në këtë peridhë janë testuar 1.765 mostra, që nënkupton se 35.01 për qind e të testuarve kanë dalë pozitivë. Deri më tani, autoritetet shëndetësore kanë dhënë mbi 1.8 milion vaksina kundër këtij virusi.

Mbi 900 mijë banorë kanë marrë dozën e parë, mbi 800 mijë të dyja dozat, ndërsa edhe të tretën mbi 100 mijë. Prej raportimit të rasteve të para me koronavirus, në mars të vitit 2020, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 3.176 vdekje.

Për koronavirusin e ri, që shkakton sëmundjen COVID-19, është raportuar për herë të parë në dhjetor të vitit 2019 në Vuhan të Kinës.

Organizata Botërore e Shëndetësisë e pati shpallur koronavirusin si pandemi më 11 mars të vitit 2020./REL/

Shtuar 7.08.2022 12:20