Raphinha zbarkon në Barcelonë, priten vizitat mjekësore (VIDEO)

Raphinha ka zbarkuar në Barcelonë, teksa lojtari do t’iu nënshtrohet edhe vizitave mjekësore dhe më pas për të nënshkruar me klubin katalanas.

Braziliani do të mbajë të veshur fanellën e bluagranave deri në vitin 2027, teksa raportohet se Barçës ky transferim i ka kushtuar plot 58 milionë euro, plus shtatë të tjera në formë bonusi.

Raphinha është parë mjaftë i lumtur në ambientet e klubit blaugrana, ku nuk mungoi edhe një mesazh për fansat.

“Unë jam Raphinha dhe jam në Barcelonë”, ishin fjalët e tij.

Kujtojmë se braziliani i ka realizuar 11 gola dhe i ka bërë 3 asistime në sezonin e fundit me Leedsin, të cilin e ndihmoi të mos binte nga Premier League. / h.ll/albeu.com


Shtuar 13.07.2022 18:18