Qerimaj: Jam në formë, premtoj medalje në botëror

Erkand Qerimaj synon që ta mbyllë vitin medalje. Peshëngritësi shkodran ka nisur stërvitjen prej kohësh për kampionatin botëror që do të zhvillohet më 5 dhjetor.

Për Abc, Qerimaj tregoi se është në një formë të mirë dhe se shpreson të renditet mes më të mirëve.

“Momentalisht jam duke rritur formën, pasi është kampionati botëror. Kam patur një vit të suksesshëm. Në botëror shpresoj të futem mes të mirëve. Gëzoj një formë të mirë.”

Erkand Qerimaj tregon se nuk përgatitet në kushte të barabarta me rivalët dhe se diferencat janë të mëdha.

“Rivalët kanë stafe që i përgatisin. Kanë disa persona që kujdesen për ta. Ata kanë fizioterapistë, psikologë dhe disa persona të tjerë që e mbështesin. Këto janë diferenca të mëdha mes meje dhe atyre”.

Qerimaj premton medalje në kampionati botëror.

Trajneri i Erkand Qerimajt, Sokol Bishanaku konfirmoi formën e mirë të peshëngritësit

“Qerimaj gëzon një formë të mirë. Ne po stërvitemi në mënyrë intensive për të arritur maksimumin. Besoj dhe shpresoj që në këtë botëror do të arrijmë sukses të madh.”

Shtuar 4.11.2022 16:53