“Puna te Barça më ka sjellë probleme mendore”, Koeman: Nëse gjërat nuk shkonin mirë, fajin e kishte trajneri

Duke folur në një intervistë për “Goodmorning Eredivisie”, ish-trajneri i Barclonës, Ronald Koeman e mbështeti vendimin e Xavit për t’u larguar nga Barcelona në fund të sezonit. Holandezi thotë se po të njëjtin presion si Xavi, e ka përjetuar dhe ai kur ishte trajner i Barcelonës.

Madje ai shton se në kohën e tij, ka patur probleme me presidentin, probleme të cilat Xavi sot nuk i ka, pavarësisht se ka vendosur të largohet.

“Të jesh trajner i Barcelonës është e dëmshme për shëndetin mendor. Është shumë më argëtuese të jesh lojtar i Barcelonës sesa trajner. Xavi si katalanas dhe si një “prodhim” i klubit sigurisht që e ka vënë re këtë.

Është puna më e vështirë që kam bërë ndonjëherë. Kam vuajtur nga presioni dhe stresi. Përveç kësaj unë ata një konflikt me presidentin, ndryshe nga Xavi.

Mediat të vendosin pistoletën në kokë. Nëse gjërat nuk shkojnë mirë, fajin e ka trajneri. Kam vuajtur edhe unë atë stres dhe presion. Xavi erdhi nga Katari dhe më pas iu bashkua Barcelonës. Ai nuk ishte mësuar me kritika, por vetëm me lëvdata”, është shprehur Ronald Koeman. /newsport.al/


Shtuar 8.02.2024 18:19