Kohët e fundit kanë qarkulluar thashetheme se PSG është në shitje.
Për këtë gjë, ka dhënë disa deklarata presidenti i klubit francez, Nasser Al Khelaifi duke mohuar gjithçka.
“Nuk do ta shesim. Por pse most ë dhurojmë një përqindje të vogël të klubit? Po shikojmë oferta të ndryshme për këtë gjë”, siguroi ai nga Doha.
“L’Equipe” raportoi se një fond investimi amerikan i bëri një ofertë emirit të Katarit, Tanim bin Hamad Al Thani, për të blerë një përqinje midis 10 dhe 15 % të klubit francez për 300 milionë euro./ h.ll/albeu.com