Norvegjia e ka hapur me sukses rrugëtimin e saj në Kupën e Botës, pasi në sfidën e parë të Grupit I triumfoi ndaj Irakut me rezultatin e thellë 4-1.
Skuadra skandinave u shfaq më kërkuese që në fillim dhe e gjeti avantazhin në minutën e 29-të. Erling Haaland përfitoi nga pasimi i Wolfe dhe shënoi nga pranë për 1-0.
Të lidhura
None found
Irakianët reaguan pas dhjetë minutash, teksa Hussein realizoi me kokë një gol të bukur për të rikthyer baraspeshën në 1-1.
Sidoqoftë, barazimi nuk zgjati shumë. Vetëm katër minuta më pas, Haaland përfitoi nga një gabim i portierit rival dhe tundoi sërish rrjetën, duke regjistruar golin e tij të dytë personal dhe duke kaluar Norvegjinë përsëri në epërsi me rezultatin 2-1.
Edhe pas pushimit, “Vikingët” mbetën dominues në fushë dhe e zgjeruan diferencën në minutën e 76-të, kur Leo Østigård shënoi për 3-1 pas asistimit të Martin Ødegaard.
Në minutën e fundit të takimit, pas një situate të rrëmujshme në zonë, Hussein devijoi topin në portën e tij, duke vulosur shifrat përfundimtare 4-1 në të mirë të norvegjezëve.
Me këtë fitore, Norvegjia ngjitet në krye të Grupit I me tri pikë, aq sa ka edhe Franca. Në ndeshjen e radhës, norvegjezët do të ndeshen me Senegalin.
