Regjimi i Iranit nuk do të japë dakordësi për një marrëveshje përfundimtare bërthamore me Shtetet e Bashkuara, në rast se Izraeli nuk tërhiqet nga territori libanez, raportojnë mediat ndërkombëtare.
Reuters e ka bërë të ditur këtë informacion duke iu referuar zyrës së shtypit të Hezbollahut, e cila thotë se për këtë pozicion ka marrë garanci nga Teherani.
Të lidhura
None found
Burimet e njëjta sqarojnë se largimi i trupave izraelite nga Libani nuk konsiderohet kusht paraprak për hapjen e raundit të dytë të negociatave mes Iranit dhe SHBA-së, por një zhvillim që mund të ndodhë pas etapës së parë të dialogut.
Këto lëvizje po ndodhin në një kohë kur është paralajmëruar edhe firmosja e një memorandumi mirëkuptimi ndërmjet SHBA-së dhe Iranit në Lucerne, i planifikuar të zhvillohet në Bürgenstock të Zvicrës.
