PSG në prag të kompletimit të transferimit të parë pas largimit të Mbappes

Paris Saint-Germaini është në prag të kompletimit të transferimit të tyre të parë që prej largimit të Kylian Mbappes.

PSG-ja po përgatitet për jetën pa Mbappen, ndërsa Matvey Safonov raportohet se do të jetë nënshkrimi i tyre i parë që prej largimit të reprezentuesit francez.

Sipas Fabrizio Romanos, gjiganti francez pritet që të nënshkruajë me portierin rus, i cili raportohet se do të nënshkruajë kontratë deri në 2029.

“Paris Saint-Germaini pritet që ta bëjë zyrtare transferimin e Matvey Safonov së shpejti. Transferimi i parë i verës tashmë është kompletuar dhe portieri rus do të bashkohet për 20 milionë euro”, ka shkruar Romano në platformën X.

Safonov mund të ketë një rol të rëndësishëm në ekipin e Parisit sezonin e ardhshëm. Sipas gazetës franceze L’Equipe, Safonov, Donnarumma dhe Arnau Tenas janë informuar nga bordi i PSG-së se nuk ka ndonjë hierarki për fanellën e titullarit në ekip.

Reprezentuesi italian Donnarumma ka qenë startues i padiskutueshëm mes dy shtyllave gjatë dy sezoneve të fundit.

Sidoqoftë, kur portierët do të rikthehen në parasezon, raportohet se në bazë të meritokracisë do të vendoset se cili do të jetë portieri që do të luajë nga minuta e parë. /Telegrafi/


Shtuar 11.06.2024 22:12

Tags: ,