PSG dëshiron një sulmues, piketohet i preferuari i Serie A

PSG është duke parë në Itali për një sulmues.

Oferta që u shfaq ditët e fundit është konkrete në tavolinën e lojtarit të Sassuolos, Scamacca. Takimi i së hënës në Milano me një emisar të klubit francez i solli sulmuesit një propozim prej 2,5 milionë euro në sezon, kundrejt 800 mijë euro që merr aktualisht.

PSG si fillim duhet të zgjidhë çështjen  e Mauro Icardit. Klubi francez është i gatshëm të dëgjojë oferta për të./ h.ll/albeu.com


Shtuar 10.06.2022 20:15