Provë para finales së Championsit, Chelsea mposht me përmbysje Man City-n (VIDEO)

Manchester City dhe Chelsea janë ndeshur në kuadër të javes së 35-të të Premierligës.

 

Në pjesën e parë, Manchester City dominoi takimin ku mundi të shënonte disa herë.

Chelsea pati disa raste po ashtu dhe shënoi gol, por Werner ishte në pozicion jashtë loje.

Por, në fakt Man City shënoi gol përmes Raheem Sterling i cili shftyrëzoi një rast të mirë dhe shënoi gol në min 44’.

Gabriel Jesus kishte asistuar nga ana e djathtë për anglezin.

Në minutën 46′, futbollisti i ri i Chelseat, Billy Gilmour shkaktoi penalti. Por i pasaktë nga pika e bardhë u tregua Kun Aguero, i cili humbi penaltinë në min 47’+.

Pjesa e parë përfundoi me avantazhin e Manchester Cityt.

Në pjesën e dytë, Chelsea u këndell dhe zhvilloi një lojë të mirë.

Ishte futbollisti, Hakim Ziyech i cili shënoi gol në min 63’të bukur me një gjuajtje me këmbën e majtë pas një asistimi nga e djathta nga Cesar Azpilicueta.

Kur gjithçka u mendua se do të përfundojë, Marcos Alonso shënoi gol në min 90+2 për të marrë tre pikët në “Stamford Bridge”.

Rezultati përfundimtar, Manchester City 1-2 Chelsea.


Shtuar 8.05.2021 20:33