I frikshëm Bayerni, mposht me goleadë Borussia M’gladbach (VIDEO)

Bayern Munchen është kampion i edicionit 2020/2021.

“Bavarezët” siguruan titullin para ndeshjes pas humbjes së RB Leipzigut nga Borussia Dortmund.

Bayerni shënoi një mori golash në pjesën e parë, saktësisht katër.

Lewandowski shënoi gol në min 2’ i ndjekur nga Muller min 23’.

Lewandowski shënoi golin e dytë dhe të 38-tin këtë sezon në min 34’ dhe Coman realizoi gol në min 44’.

Rezultati i pjesës së parë, Bayern Munchen 4-0 Borussia Monchengladbach.

Në pjesën e dytë, ndeshja shkoi më me qetësi, por Lewandowski e kompletoi hetrikun në min 66’.

Leroy Sane shënoi në min 85′ për golin e gjashtë.

Ky ishte goli i 39-të në Bundesliga në këtë sezon.

Rezultati përfundimtar, Bayern Munchen 6-0 Borussia Monchengladbach


Shtuar 8.05.2021 20:27