Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për presidentin e FSHF-së, Armand Duka.
Institucioni përkatës ka nisur hetimet pas referimit të bërë nga Policia e Shtetit dhe mbi të hidhen akuzat “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”.
Ditën e djeshme ishte Bashkia e Tiranës e cila njoftoi se do të kërkojë një hetim kombëtar dhe ndërkombëtar për “shkeljet dhe korrupsionin 20 vjeçar të Armando Dukës në Federatën Shqiptare të Futbollit”.
Fondet e FIFA dhe UEFA shkojnë në ndihmë të klubeve te futbollit në kampionatin tonë por këto fonde nuk kanë qarkulluar nga kreu i FSHF-së.
Prokuroria e Tiranës është në fazën fillestare të hetimit ku po kryen procedurat përkatëse dhe gjithashtu Krimi Ekonomik po bene hetimet e saj./ h.ll/albeu.com