Rusia kritikon SHBA-në pas deklaratës për armët në orbitë: Po e çojnë njerëzimin drejt shkatërrimit

Moska ka reaguar me tone të ashpra pasi një zyrtar amerikan pranoi se Shtetet e Bashkuara kanë dislokuar në orbitë sisteme armësh për kontrollin e hapësirës. Ministria e Jashtme ruse e cilësoi këtë zhvillim si një rrezik serioz për veprimtaritë hapësinore dhe sigurinë ndërkombëtare.

Të lidhura

None found

Zëdhënësja e kësaj ministrie, Maria Zakharova, tha se pohimi i bërë nga Uashingtoni dëshmon, sipas saj, mospërfillje ndaj pasojave që mund të sillte një përplasje e armatosur në orbitë.

“Duke ndjekur interesa egoiste, Uashingtoni është gati të shpërfillë plotësisht pasojat katastrofike për njerëzimin të një konflikti të armatosur në orbitë”, deklaroi Zakharova.

Sipas saj, dislokimi në orbitë i armëve amerikane vë në rrezik të ardhmen e eksplorimit të hapësirës dhe mund të shkaktojë “rreziqe kolosale” për aktivitetet hapësinore, nga të cilat varet mirëqenia e qytetarëve.

Qëndrimi i Moskës pasoi deklaratën e bërë të hënën nga Sekretari i Forcave Ajrore Amerikane, Troy Maynack. Ai tha se SHBA-ja ka vendosur në orbitë “armë për kontrollin e hapësirës”, të afta të mbrojnë forcat e armatosura amerikane ndaj çdo veprimi armiqësor.

Kjo deklaratë u vlerësua si një nga pohimet më të drejtpërdrejta të bëra nga një përfaqësues i qeverisë amerikane lidhur me zhvillimin e sistemeve amerikane të armatimit në hapësirë, ndërsa tensionet mes Uashingtonit, Moskës dhe Pekinit po shtohen.

Zakharova e akuzoi gjithashtu SHBA-në se kërkon të largojë vëmendjen e opinionit publik ndërkombëtar nga ajo që Rusia e përshkruan si përpjekje agresive të Uashingtonit në hapësirë.

Në të njëjtën kohë, ajo hodhi poshtë pretendimet se Rusia është duke zhvilluar sisteme armësh kundër satelitëve, duke i quajtur këto akuza “skandaloze”.

Zakharova bëri të ditur se projekt-rezolutat që synojnë ndalimin e zhvillimit të armëve në hapësirë, në përgatitjen e të cilave ka kontribuar edhe Rusia, do t’i paraqiten muajin e ardhshëm Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.


Shtuar 15.09.2026 22:56

sultanbeyli escortparla iptvgalabetwonoddbetnanocasibompusulabetpusulabetjojobetjojobetholiganbetjojobetholiganbetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetjojobet girişcasinofaststarzbetjojobetholiganbetJojobetMarsbahissupertotobetjojobetjojobetjojobetbahsegeltarafbetjojobetMarsbahisBahsegelCasino welcome bonusjojobetcasibomcasibomgooglezbahis