Vendimi i Hagës në orën 10:00, Kosova dhe diaspora presin aktgjykimin ndaj Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit

Kosova po numëron orët deri te një prej vendimeve më të rëndësishme dhe më të ndjeshme gjyqësore të periudhës së pasluftës. Të mërkurën, më 16 shtator, në orën 10:00, Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë do të nisin shpalljen e aktgjykimit të shkallës së parë për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin.

Të lidhura

None found

Seanca do të jetë e hapur për publikun dhe transmetimi do të ofrohet drejtpërdrejt në shqip, anglisht dhe serbisht, përmes faqes zyrtare të Dhomave të Specializuara. Leximi i vendimit pritet të zgjasë rreth dy orë, deri afërsisht në mesditë.

Gjatë kësaj seance nuk pritet të lexohet domosdoshmërisht i gjithë aktgjykimi. Në raste të tilla, kryetari i Trupit Gjykues zakonisht përmbledh gjetjet kryesore dhe më pas shpall qëndrimin e gjykatës për çdo pikë të aktakuzës dhe për secilin prej të akuzuarve.

Vendimi që do të bëhet publik është i shkallës së parë. Cilido qoftë rezultati, palët do të kenë mundësi të ushtrojnë ankesë.

Ndërkohë, gjatë së martës, në Hagë kanë mbërritur qytetarë nga Kosova dhe nga vende të ndryshme të Evropës. Në mesin e simboleve të shfaqura në vendin e ngjarjes janë flamujt kombëtarë shqiptarë, flamujt e Kosovës dhe simbolet e UÇK-së.

Disa pjesëmarrës kanë deklaruar se do ta kalojnë natën jashtë, pranë ndërtesës së Gjykatës, në pritje të aktgjykimit. Organizatat e dala nga lufta kanë njoftuar se në Hagë pritet të mblidhen qytetarë nga Kosova dhe diaspora.

Rreth objektit, policia holandeze ka shtuar masat e sigurisë dhe u ka bërë thirrje të pranishmëve të qëndrojnë në zonat e përcaktuara. Deri në mbrëmje nuk janë raportuar incidente serioze.

Në Prishtinë, pritja është shoqëruar me ndezjen e “Flakës së Lirisë”. Qytetarë janë mbledhur para ekranit të madh ku janë vendosur portretet e Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit, ndërsa disa prej tyre kanë paralajmëruar se do të qëndrojnë në shesh gjatë gjithë natës.

Pikërisht aty pritet të ndiqet në grup transmetimi i seancës nga Haga. Tubime dhe veprimtari në mbështetje janë zhvilluar ose janë paralajmëruar edhe në Skenderaj, Mitrovicë dhe qytete të tjera. Në Shkup është mbajtur një marsh për ish-krerët e UÇK-së, ndërsa reagime janë bërë edhe nga përfaqësues politikë në Shqipëri dhe organizime të diasporës.

Udhëtimin drejt Hagës e kanë bërë edhe familjarë të të akuzuarve. Ish-deputeti Abelard Tahiri publikoi pamje nga rruga, ku shfaqej së bashku me Endrit Thaçin, djalin e Hashim Thaçit.

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, njoftoi nga Haga se ndodhej atje në pritje të vendimit. Është paralajmëruar edhe pjesëmarrja e Glauk Konjufcës. Po ashtu, në Hagë kanë shkuar përfaqësues të organizatave të luftës, ish-luftëtarë, aktivistë dhe qytetarë nga diaspora.

Gjykata nuk ka publikuar listën e plotë të personaliteteve dhe familjarëve që do të lejohen në sallë. Galeria e objektit ka kapacitet të kufizuar, ndërsa hyrja u mundësohet vetëm personave të regjistruar paraprakisht dhe të pajisur me konfirmim zyrtar.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi akuzohen për gjashtë vepra të krimeve kundër njerëzimit dhe katër vepra të krimeve të luftës. Në aktakuzë përfshihen akuza për përndjekje, burgosje, torturë, vrasje të paligjshme dhe zhdukje me forcë.

Prokuroria pretendon se këto vepra janë kryer në disa lokacione në Kosovë dhe në veri të Shqipërisë, në periudhën nga marsi i vitit 1998 deri në shtator të vitit 1999. Të katër të akuzuarit i kanë hedhur poshtë akuzat dhe janë deklaruar të pafajshëm.

Procesi gjyqësor nisi më 3 prill 2023. Në të dëshmuan 134 persona, prej të cilëve 125 u thirrën nga Prokuroria, dy nga mbrojtësi i viktimave dhe shtatë nga ekipet mbrojtëse. Gjykata pranoi pjesëmarrjen e 156 viktimave.

Paraqitja e provave përfundoi në dhjetor të vitit 2025, ndërsa deklaratat përmbyllëse u zhvilluan në shkurt të vitit 2026.

Familjarët dhe mbështetësit shpresojnë për një vendim lirues, por përmbajtja e aktgjykimit do të dihet vetëm kur ai të shpallet nga Trupi Gjykues. Deri atëherë, pritja vazhdon mes shpresës, ankthit dhe mobilizimit qytetar në Hagë, Prishtinë, trojet shqiptare dhe diasporë.

Vëmendja e të gjithëve është përqendruar tashmë te ora 10:00 e 16 shtatorit, kur do të nisë shpallja e vendimit.


sultanbeyli escortparla iptvgalabetwonoddbetnanocasibompusulabetpusulabetjojobetjojobetholiganbetjojobetholiganbetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetjojobet girişcasinofaststarzbetjojobetholiganbetJojobetMarsbahissupertotobetjojobetjojobetjojobetbahsegeltarafbetjojobetMarsbahisBahsegelCasino welcome bonusjojobetcasibombetsatgooglezbahis