Prag ndeshja me PSG-në, Guardiola: E kemi pritur këtë moment që shumë vite

Trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola ka folur për ndeshjen e nesërme ndaj PSG-së në kuadër të ndeshjes kthyese të gjysmëfinales së Champions.

Pep ka dalë në  konferencë për shtyp para ndeshjes, ku theksoi se për shumëkënd është e parë në këtë fazë, por të gjithë e dnë se cfarë duhet bërë.

“Është hera e parë që shumica prej nesh janë këtu. Unë e di se për çfarë po luajmë”, tha ai.

“Zakonisht në këto ndeshje nuk ju duhen shumë emocionet, duhet të jeni të qetë dhe dini se çfarë duhet të bëni”, shtoi ai.

“Unë nuk kam çfarë ti tregoj askujt, lojtarët, stafi, kuzhinjerët, të gjithë e dinë sa e rëndësishme është kjo ndeshje”, tha Guardiola.

“Ne e kemi kërkuar këtë moment për shumë vite. Ne folëm  dje për këtë dhe e dimë se kush jemi dhe çfarë duhet të bëjmë”, shtoi ai.

“Ne nuk flasim për PSG-në sepse jemi ndeshur me ta para një jave. Thjesht duam të flasim për ne, vetëm për ne dhe çfarë duhet të bëjmë”, përfundoi Pep Guardiola.

Shtuar 3.05.2021 03:05