Nuk iu bind policisë, por shkeli gazin: 21 vjeçari kapet me patentë false

Një 21-vjeçar nga qyteti i Pogradecit është arrestuar pasi nuk iu përgjigj urdhrit të policisë për të ndaluar.

Pas ndalimit, brenda mjetit tip “Benz” policia ka gjetur një leje drejtimi e dyshuar si e falsifikuar.

Ndaj 21-vjeçarit, Kristian Plaku, rëndojnë akuzat e “Mosbindjes ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit K. P., 21 vjeç, banues në Maliq, pasi ky shtetas në vendin e quajtur “Lumi i Tërhanit”, Pogradec, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, për shkak të detyrës, nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të policisë për të ndaluar dhe pasi është kapur prej tyre, gjatë kontrollit të dokumentacionit, iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale një leje drejtimi e dyshuar si e falsifikuar. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, njofton policia.


Shtuar 3.05.2021 15:32